|
BESA – FEJA IME, E FËMIJËVE TË MI DHE E BUJARËVE SHQIPTARE |
|
|
Çdo njeri e ka një fjalë ku vë kryet. (Frederik Reshpja)
“BESA” është Fjala ku dua të mbështet kryet unë, fëmijët e mi dhe bujarët shqiptarë.
Libri i Shenjtë “BESA” është Zbulimi i Fesë së Shqiptarëve, që ka për profet të vet Naim Frashërin dhe për ndjekës të saj – bujarët shqiptarë.
|
|
| |
Gjithë ç'jemi Shqipëtarë,
Jemi një fis e një farë,
Kemi të tërë një shpresë,
Një gjak, një gjuhë, një Besë. (Naim Frashëri)
Leu dh'u la për trashëgim
- Me nderim e me qëndrim –
Besa jon' e shentëruar. (Lasgush Poradeci)
Shqiptarë ne na thonë,
bëjmë si ç'kemi zakonë,
O shokë ndë kemi Besë,
kush ka lindur dhe do vdesë,
Ndë u vra nga trimëria,
Namin e merr Shqipëria. (popullore)
Dashuria, tungjatjeta,
midis çiftit të selitur
dhe me Besën ton' të situr,
është e ëmbël shumë e shkreta,
është gosti nga qielli zbritur! (Ali Asllani)
|
 |
|
Vargjet e Pashko Vasës “E mos shikoni kisha e xhamia / Feja e shqiptarit është shqiptaria” ishin e para fjalë shkëndijë e fesë së re.
Vetë Pashko Vasa flet qartë për fenë tonë në këto vargje:
Si atje n'empir të lartë,
ku Hyu qëndron gjithmonë,
këndojnë shpirtrat me fletë
krejt himnin e fesë sonë,
t'mbarën i bien njerëzimit
me vepër t'lartë mirësie. (Pashko Vasa) |
 |
Naimi Frashëri u bë Profeti i vërtetë i kësaj feje. Shumë shpejt, që në të gjallë të tij, ai mblodhi aq dashuri nga shqiptarët sa nuk kishte mbledhur asnjë njeri tjetër i mendimit. Kjo dashuri mbeti e pashuar brez pas brezi.
“Shekujt vijnë e vitet shkojnë,
Naim, djemtë ligjërojnë.” (polifonia labe) |
 |
NAIMI është njeriu që Migjeni e kërkonte për kombin tonë, edhe pse Migjeni lindi e vdiq pas Naimit. Njeriu i Migjenit në të vërtetë nuk u lind, por u rilind.
“Të lindet një njeri,
i madh si madhni,
dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni,
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.” |
 |
| Me “BESËN” ne do të ngremë FALTORET SHQIPTARE, që janë bashkësitë e bujarëve shqiptarë që besojnë në Zot dhe besojnë se fjala e NAIMIT është frymëzim hyjnor i mjaftueshëm; që besojnë se copëra frymëzimi hyjnor shpërndahen si mjegull në shpirtrat e shqiptarëve në shekuj, një pjesë të të cilës e ka mbledhur ky libër shpalljesh aty ku burimi është më i sigurt se është i pastër (Ti me gojët e tyre fole...); që besojnë se duhet të japin Besën për të qenë Bujarë; dhe që besojnë se është koha e duhur për të patur faltoret tona dhe për t'i kthyer xhamitë e kishat në një kujtim historik. |
Eja t'a ndrrojmë ankimin
n'nji hymn uzdaje, eja
t'ndërtojm' permbi gërmadha
faletoret e reja. (Ernest Koliqi)
Nuk është qëllimi ai që e bën luftën e shenjtë, por është lufta ajo që e bën qëllimin e shenjtë (Niçe).
Shenjtërinë e këtij libri e ka vendosur lufta e shqiptarëve për t'ju afruar Zotit në atë mënyrë që kombi i tyre të mos humbë në rrjedhën e historisë njerëzore. |
 |
S'duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis njerëzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore –
duem ngadhnim!
ngadhnim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem për hir
të kalbsinave të vjetra që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap këngën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të skllavnis –
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerëzis. (Migjeni)
E pra, ti, o perëndi, pse na le në dorë të djallit,
që na shtypi, na përtypi nëpër nofulla të çakallit?
Po tani u bë ç'u bë, ti, o zot i këtij dheu,
s'mund të bësh asgjë, t'i thuash kohës: prapa kthehu!,
edhe rri e bën sehir, bën sikur asgjë nuk di,
pra dhe neve jemi kundra, duam një tjetër perëndi!
Duam një zot që do të mund të na kap' e të na tund,
të na tund e të na shkund, vëllavrasjes t'i jap fund.
Perëndi, o perëndi, vi përpara zotris' sate,
duke pasur përmbi supe një vandak të rënd' mëkate,
po mëshira hyjnore ësht' e thell' e ësht' e gjërë
më e thellë nga gjith' mëkatet që ka vendi yn' i tërë.
Po më fal për këto fjal', që guxova e i thashë, i rrëmbyer e i trembur,
mbasi gjuha më rreh dhëmbin, atë dhëmb që më ka dhëmbur.
Vendi ynë që ka jetuar herë me pushkë e her me shat,
s'mund të lihet tash e tutje si një flet' në degë të that',
ai lipset që të rrojë, qoft' me hir' e qoft' pa hirë,
dhe aty ku bie zjarri, bëhet lulja më e mirë. (Ali Asllani)
Libri i shenjtë “BESA” vjen pas shekujsh reflektimi dhe fermentimi të idesë sonë fetare dhe kombëtare. Në çështjet fetare kombi ynë thuajse i provoi të tëra: paganizmin, krishterizmim, muslimanizmin, ateizmin shtetëror, konvertimet, varësinë dhe autoqefalinë. Mbajti respektin për profetët dhe ruajti edhe dyshimin për ata që e sollën fjalën e tyre. Nga një stad në stadin tjetër, zhvillimet botërore patën një rol kryesor, por edhe shqiptarët nuk e lanë veten pasivë dhe bën më të mirën për kombin e tyre.
“Sot mund të flitet me krenari për “sintezën shqiptare” të feve monoteiste, çka duhet ruajtur jo vetëm si vlerë shqiptare, por edhe si vlerë europiane dhe botërore.” (Abdi Baleta)
Ne nuk kemi tagër t'u themi priftërinjve dhe hoxhallarëve të kujdesen për fatet e kombit shqiptar. Ata janë në “biznesin” e tyre. Kleri katolik ka për qendër Vatikanin dhe mungon organizimi kombëtar autoqefal si tek fetë e tjera, kleri ortodoks e kishte autoqefalinë dhe pranuan t'u shkelet me këmbë, muslimanizmin në Shqipëri më shumë e kanë mbrojtur laikët.
Naimi i porositi klerikët e krishterë dhe muslimanë dhe fjala ra shpesh në vesh të shurdhër: |
Fet' e besëtë t'i kemi
Po të ndarë të mos jemi,
Hoxh' e xhami e dervishë,
Priftër' e kllogjër' e kishë
Nderë që kanë ta kenë,
Po të duan Mëmëdhenë,
Të duan njerëzinë,
Dhe të tërë Shqipërinë,
Mirësit' e urtësitë
T'i kenë përpara dritë,
Të ken' udhë njerëzinë,
dhe zot gjithë Perëndinë;
Me dritët të Perëndisë
T'i ndihinë Shqipërisë,
E të ngrenë Shqipëtarë
Të bëhet si ish më parë (Naim Frashëri) |
 |
Ju priftërë mjekrë-gjatë!
Q'u quan kombi uratë,
Uratë e Perëndisë,
Q'është drit' e gjithësisë,
Mund të bëhi të pa-besë
Për të mirët të Moresë?
Mund të lini Perëndinë?
Dhe Krishtin' e Shqipërinë?
Edhe i fali Moresë?
Q'është pa-fe e pa-besë.
Dhe ju hoxh' e ju dervishë,
Mos shihni Xhami e Kishë,
Si Kisha ësht' dhe Xhamija
Tekdo është Perëndia. (Naim Frashëri) |
 |
Fjalëve t'armiqve të egër kurrë mos u vini veshin, Se ata duan gjithmonë, me intriga të urrejtshme, Me çdo mjet ta bëjë fenë vegël të shkatërrimit tonë. Ata duan të na ndajnë për të tyret interesa. (Naim Frashëri)
“BESA” është përpjekja për të kompaktësuar kombin shqiptar, këtë pjesë të njerëzimit, për t'iu kundërvënë më fuqishëm pasojave më negative të zhvillimeve të shoqërisë së sotme dhe të ardhshme njerëzore. Nuk mund të ketë bashkim e përparim njerëzor pa bashkime të forta e të shëndosha kombëtare, siç nuk mund të ketë kombe të shëndetshëm pa familje të shendetshme. Vlerat e përbashkëta njerëzore fillimisht përvetësohen nga organizimet kombëtare dhe pastaj shkojnë në nivelin e njeriut. Rruga tjetër nga universalja
direkt tek njeriu është e mundshme por është e pasigurt në masivizimin e saj, pasi çdo individ në radhë të parë u përket grupeve shoqërore të organizuara që janë kombet.
“BESA” në një kuptim është edhe mohim edhe pohim i feve ekzistuese. Është mohim i të gjitha feve tradicionale në truallin shqiptar, pasi del me përfytyrim të veçantë për Perëndinë, e cila i jep vendin e duhur njeriut, lutje të reja, me rite të reja të besimit dhe një kuptim të ri për hyjnoren në përgjithësi. Ajo mban prej të gjitha feve besimin në Zot, pikërisht sepse besimi në zot nuk është produkt i fesë, por feja është produkt i besimit në zot. Lidhja më e fuqishme me to është vetë historia jonë e harmonisë fetare.
Parimet e moralit fetar të shqiptarëve janë krejt të ndryshme me ato të korrupsionit politik,
shoqëror dhe të degjenerimit social, si edhe krejt të ndryshme nga hipokrizia fetare e derisotme. Ndaj edukoni fëmijët me këtë libër, recitojuni atyre çdo ditë diçka dhe ja tek do të keni të tjera frymëzime dhe ja tek e keni tërmetin në themelet e së Keqes. Mos u interesoni se Si e Qysh do të bëhet e mundur që prej së ardhmes së fëmijëve tuaj do të zhduken retë e zeza të pesimizmit. Deduksionet që ata do të bëjnë janë të Pashmangshme dhe pas deduksioneve vjen Kauza dhe pastaj Veprimi. Nuk mund të mendohen mënyrat kaq të ndryshme, kaq me fantazi për ta shpërbërë nga themelet atë çka quhet “E KEQE” edhe pse ajo sot duket e konsoliduar në themelet e jetës shoqërore shqiptare, si një virus që ende nuk i është gjetur bari. “Isha e sigurt se ky ishte zëri i Zotit. Isha e sigurt se ai më thërriste mua. Mënyra se si më thirri nuk duhet të të preokupojë,
se kjo është diçka midis Zotit dhe meje: ç'është me rëndësi, është se Zoti e thërret secilin në mënyrë të ndryshme. Ne nuk kemi ndonjë meritë. Ajo që është shumë me rëndësi është që t'i përgjigjemi me gëzim thirrjes së tij. Unë tani jam aq e sigurt sa ç'kam qenë në ato çaste të rënda dhe dramatike se kjo ishte punë e Zotit dhe jo e imja. Dhe, pasi që kjo ishte punë e Zotit, unë e dija se bota do të përfitonte” (Gonxhe Bojaxhi)
Na duhet një fe që të na kthejë atdheun,ose më mirë me thënë dashurinë për atdheun.
Flamuri kombtar nuk ka shka ban nder ne,
Po kje se dashtuni nuk kem p'r Atdhe! (Gjergj Fishta)
Çifutët e kërkuan atdheun për qindra vjet duke qenë jashtë tij. Kurse ne e kërkojmë atdheun duke qenë brenda tij. Ose më mirë me thënë se po kërkojmë dashurinë e munguar për atdheun, duke patur një atdhe. Kur ta gjejmë, atëherë do të shohim sa të largpamës dhe sa të verbër kemi qenë në histori. |
Po kërkoj një Tokë të Re
Që duhet të jetë
Atdheu im.
Kjo Tokë e Re
Ekziston diku
O dheu im, por nuk është prej dheu. (Lindita Arapi) |
 |
Nëse ne nuk bëjmë më të voglin mundim që “BESËN” ta kthejmë në realitet, atëherë çfarë pritet prej nesh? Veç një rrjedhje drejt fatit të paracaktuar?! Uji i lumit dihet se ku shkon. Veç se para se Drini të derdhet kot në det, ne i marrim energjinë dhe me të ndriçojmë shtëpitë e shqiptarëve. Atëherë të mos shkojnë kot breza të tërë shqiptarësh, pa bërë dritë në jetën e tyre.
Ej ti që mban trishtim,
Jo! Jo! Jo! Mos prit! Lufto!
Bëj dritë si një Naim,
Dhe jeto! (Alqi Boshnjaku)
“BESA” nuk është shpikje, por zbulim: zbulimi i shpirtit fetar dhe kombëtar shqiptar.
Lutjet sjellin Besën, Besa sjell Dashurinë, dhe Dashuria sjell Ndihmën reciproke. Kjo ide vjen prej bujares së famshme shqiptare Gonxhe Bojaxhi. Çfarë ndihme të ndërsjelltë kërkojmë ne prej njëri-tjetrit? Ndihmën e shqiptarit për shqiptarin. Atëherë çfarë dashurie duhet të sjellë këtë pasojë, përveç se dashuria për kombin? Çfarë feje duhet të sjellë këtë dashuri përveçse një fe me tipare të theksuara kombëtare? Përderisa bashkohemi në lutjet tona për të ardhmen e kombit tonë, nuk mund të mos bashkohemi në të njëjtën fe. Le t'u japim fëmijëve tanë “BESËN” që i bashkon dhe jo fe të tjera që i mbajnë ata përsëri të ndarë në vlera tek të cilat duhet të besojnë. Le t'i shmangemi përmes fesë sonë njëanshmërisë në vlerësimin e qytetërimeve lindore dhe perëndimore.
Le të vlerësojmë gjithçka ka arritur shoqëria njerëzore deri më sot. Me “Besën” shmanget diskutimi për dyzimin e karakterit të shqiptarit në çështjet e besimit, që vihet re që nga koha e këngës kushtuar konvertimit në muslimanizëm të fisit të Gjolekajve:
Qishëz-o, moj qishëz-o,
të ma falçë fajin-o,
synë e djathtë e kam tek ti,
të mëngjërin në xhami. (Dukat, Vlorë)
Sikur të ushtrohet për shumë kohë që syri i djathtë të mbahet tek kisha dhe i majti te xhamia i bie që kombi të bëhet strabik dhe të mos fokusohet dot, si duhet, në të njëjtin objekt, dhe të mos ngrihet dot kurrë në këmbë.
Me çalue n'anë të djathtë, me çalue n'anë të majtë ...
Si paljaço i gjorë që kah t'ia mbajë s'di,
mbasi kambën e theu n'akrobaci –
jet' e tij asht helm pa asnjë pikë mjaltë. (Migjeni)
Ja, pse “BESA” është ajo që del nga shpirti i kombit shqiptar. “Besa” do t'i bëjë edhe më fetarë shqitparët nga sa kanë qenë, pasi kjo është dhe një fe jashtëzakonisht e bukur dhe e mbrujtur shqipëtarisht. Sot shumica e shqiptarëve e shohin me dyshim angazhimin fetar të një personi, sidomos kur ai dëshiron të bëhet edhe klerik.
“Çuditërisht” në vend se të thonë që i ka hyrë rrugës së Zotit, thonë “ka dalë nga rruga e Zotit”.Kjo deri diku shpjegohet me faktin se “rruga e Zotit” për shqiptarët duhet të ishte gjetiu. Rruga e Zotit është jo besimi për besim, besimi për të ngrënë e për të pirë, por besimi i cili jep i vlera të tilla shoqërisë që e bëjnë atë të ecë para. Nëse ka një fushë ku feja mund të bëjë mrekullira, kjo është jeta shoqërore. Feja nuk mund të na shërojë zemrën e sëmurë, por mund të na japë një doktor me besë që nuk i ngre çarkun e korrupsionit të tij pacientit tek dera e spitalit.
Me zbulimet e BESËS, unë mund t'ua besoj shpirtin e fëmijëve të mi pa frikë Naim Frashërit dhe bujarëve të tjerë shqiptarë që kanë shkruar këtë libër me dorën time. Tashmë unë nuk do të kem frikë se ata do të më dalin nga “rruga e Zotit”. Është krejt e shëndetshme që ato të shëtitin nëpër hapësirat e gjelbërta dhe të lulëzuara të Besës Shqiptare. Aty ato do të takojnë shpirtrat e mrekullueshëm të shqiptarëve të gjallë e të vdekur, të shqiptarëve që jetojnë në atdhe dhe jashtë atdheut. “Besa” është një dritare e mjaftueshme për të parë të tërë botën dhe për të futur brenda të tërë dritën e kulturës së njerëzimit. |
Seç më shtruan bukën,
dhe buka s'më haet,
një merak që kam
nga zemra s'më ndahet. (Përmet)
Shpresoj që kjo farë që po mbjell rrallë, të më mbijë plot.
Ne rrugën drejt e mbajtëm gjithë me ndjesë,
Të tretur shumë herë nga trishtimi;
Por mjaltë krejt na dukej hidhërimi
Kur shihnim se fjala jonë zinte Besë. (Asdreni)
dhe të kthehet në realitet profecia e NAIMIT:
Në jan' ata shqipëtarë,
që i njoh e i di unë,
bota po ka për të parë
këtu një të madhe punë! |
 |
Falenderoj Zotin që më caktoi mua ta bëj këtë punë dhe të nderoj shqiptarët kudo që janë duke e kthyer fenë e tyre nga një gjendje e gaztë, në të lëngët dhe më së fundi në gjendje të ngurtë me hartimin e Librit të Shenjtë “Besa” dhe me statutin e Faltores Shqiptare.
ARTUR SHKURTI
BUJAR SHQIPTAR |
|